Arturo Vidal do të bashkohet me Antonio Conten. Mesfushori, i cili u kërkua edhe në janar nga italiani, ishte në bisedime me Barcelonën për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Ngërçi ishte prej kërkesës së Vidal për të marrë nga Barcelona edhe pagat e sezonit të ri. Gjithsesi raportohet në Itali se mesfushori e ka zgjidhur çështjen e kontratës me katalanasit.
Vidal do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë dhe kështu Contes i plotësohet një nga objektivat e merkatos. Te zikaltërit tashmë duhet të mendojnë edhe të shesin, pasi grupi i lojtarëve është zgjeruar së tepërmi. /abcnews.al