Tilly Lockey është 14-vjeçarja që humbi humbi duart nga meningjiti, kur ishte vetëm 15 muajshe.
Jeta e saj tashmë ka ndryshuar, pasi adoleshentja do të jetë prezantuesja televizive e emisionit të lajmeve.
Tilly Lockey, nga Consett, County Durham, Britania e Madhe, ka filluar punën në “Sky” një shfaqje lajmesh për të rinjtë, ku shfaqen njerëz të famshëm dhe politikanë.
“Një mundësi e shkëlqyeshme për mua të raportoj për gjërat që më interesojnë më shumë, ndryshimi i klimës, të drejtat e barabarta, racizmi dhe natyrisht shpresoj se mund t’i frymëzoj fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara, se gjithçka është e mundur”, është shprehur ajo.
Ajo ishte fëmija i parë britanik që përdori krahët bionikë 3-D dhe që prej asaj kohe ka udhëtuar nëpër botë për të promovuar përparimin teknologjik për “Open Bionics”.
Tilly shpreson të frymëzojë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara dhe të flasë për çështje që i interesojnë kësaj kategorie. l.k/abcnews.al


