Abuzimi me 13-vjeçaren nga Blerim Bizgjoni ka tronditur banorët e fshatit Vërdovë të Pogradecit. Njëra prej tyre shprehet për gazetaren Ledjona Xheladinaj se Bizgjoni njihej si njeri problematik dhe që abuzonte me vajzat e mitura.
“Njihet si burrë i qelbur. Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Ishte manjak për të mitur”, shprehet njëra prej banorëve të zonës.
Ndërkohë, një tjetër tregon se nuk kishte dijeni për ngjarjen e rëndë.
Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia me akuzën e abuzimit me të mitura për shkak të denoncimit nga një 13-vjeçare, e cila tregoi para efektivëve të policisë së Pogradecit se ishte përdhunuar prej tij.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj siguroi për abcnews.al dëshminë e vajzës në polici, e cila tregoi se mbahej afër nga Bizgjoni, i cili kishte abuzuar për herë të parë në muajin qershor. E mitura tregon se ishte shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar për të abuzuar me 13-vjeçaren.