I vjedhin makinën dhe shtëpinë, sulmuesi i njohur “pre” e hajdutëve

schedule10:02 - 12 Shtator, 2020

schedule 10:02 - 12 Shtator, 2020

Sulmuesi i Nice, Kasper Dolberg, ka rënë pre e hajdutëve në Francë. Kjo javë nuk ishte më e mira për danezin, pasi atij iu vodh makina si dhe shtëpia e tij.

22-vjeçari e kishte parkuar makinën e tij tip Porsche në aeroportin e Nice Cote d’Azur, pasi  ishte thirrur nga kombëtarja e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Hajdutët kishin arritur ta merrnin atë si dhe më pas kishin shkuar në shtëpinë e Dolberg.

Ish-sulmuesi i Ajax i kishte lënë brenda në makinë çelësat e shtëpisë dhe grabitësit nuk mund ta humbisnin këtë mundësi. Tashmë është policia që e ka marrë çështjen në dorë dhe po punon për kapjen e autorëve. /abcnews.al