Dhunë në familje e dëshmi të rreme, 6 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës

schedule09:35 - 12 Shtator, 2020

schedule 09:35 - 12 Shtator, 2020

Gjashtë persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar për vepra të ndryshme penale në Durrës, në 24 orët e fundit.

Njoftohet se oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin F.K.,  Ky i fundit më datë 11 shtator ka dhënë në dëshmi të rreme në seancën gjyqësore të mbajtur ndaj I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar.

Po ashtu, në gjendje të lirë u proceduan  M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjencisë e Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se E.K., i ka dhënë M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.

U arrestua edhe S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte aktivitet hoteleri, i papajisur me licensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.

Pjesa tjetër e njoftimit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin  A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke  drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me  trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.  s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!