I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Rinas 54-vjeçari

schedule09:08 - 12 Shtator, 2020

schedule 09:08 - 12 Shtator, 2020

Një 54-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Rinas. Rezulton se Adrian Hoxha, banues në Siqecë, Patos ishte i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Hoxha u ndalua në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas në hyrje, për verifikim më të detajuar pasi ishte depërtuar nga Anglia.

Në momentin e parë ai ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.

Pas verifikimeve të thelluara, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.

Hoxha ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Në datën 30 janar të vitit 1995, ai ka vrarë në fshatin Siqecë me armë gjahu, për motive të dobëta M. Z. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!