Objektivi i përbashkët i Juves dhe Interit, rroga e lartë bllokoi transferimin

schedule22:59 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:59 - 11 Shtator, 2020

Juventusi dhe Interi tentuan blerjen e Marcelos pak ditë më parë. 33-vjeçari brazilian mbetet një ndër më të mirët në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht se vitet kalojnë.

Agjenti i tij shprehu gatishmërinë për një kalim të lojtarit të Real Madrid në Serie A sipas raportimeve të Sportmediaset, teksa kartoni i tij kushton rreth 16 milion euro.

Gjithsesi, problem mbetet rroga e lartë e lojtarit latin. Marcelo përfiton rreth 8 milion euro neto në sezon, shumë që dy klubet e njohura evropiane nuk ia paguajnë dot për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!