Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet në SHBA gazetari shqiptar

schedule17:19 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:19 - 11 Shtator, 2020

Këtë të premte ka humbur jetën gazetari nga Kosova, Sulejman Gashi, një ndër figurat e shquara të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin për humbjen e tij e ka konfimruar i biri Drilon Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.



Në lidhje me vdekjen e tij kanë reaguar një numër i madh intelektualësh mes të cilëve kryeministri Avdulla Hoti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Në postimin e tij Thaçi ndarja nga jeta e Gashit është një lajm i hidhur për të gjithë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e gazetarit të njohur të RTK-së, Sulejman Gashi. Ai tërë jetën iu përkushtua gazetarisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë zë i shqiptarëve. Ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të tij gazetarë dhe gjithë të afërmve të tij!”, shkruan Thaçi. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!