Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që qeveria e Kosovës pas marrëveshjes së nëshkruar me Serbinë në SHBA është nominuar për çmimin Nobel për paqe.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar deputetin suedez të kristian-demokratëve, Magnus Jacobsson për nominimin e bërë.
LEXO EDHE: Propozoi “Nobel” për Kosovën dhe Serbinë, flet për Abc News deputeti suedez
“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, shkruan Hoti.
Gjithashtu për çmimin Nobel është nominuar edhe SHBA-të dhe Serbia. Ndërkohë deputeti suedez në fjalën e tij është shprehur se marrëveshja ekonomike e 4 shtatorit është bazament për ndërtimin e paqes. e.su./abcnews.al

