48 vite të martuar, çifti nga Karolina e Veriut vdesin nga Covid të kapur për dore

schedule17:03 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:03 - 11 Shtator, 2020

Koronavirusi prekj muajsh është kthyer në një ndër sfidat më të mëdha të qytetarëve në të gjithë botën. Së fundmi është një çift nga Karolina e Veriut që nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid 19.

Mediat e huaja raportojnë se çifti i bashkëshortëve Johnny Lee Peoples, 67-vjeç dhe gruaja e tij Cathy Darlene Peoples, 65, ndërruan jetë nga koronavirusi pas plotë një muaji betejë me COVID-19 në spitalin e Salsburyt.

Çcifti nga Karolina e Veriut kanë ndërruar jetë brenda pak minutave si rezultat i COVID-19, dhe atë duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit.

Duke para se ishin në momentet e fundit të jetës, stafi i spitalit i vendosën në një dhomë së bashku ku i dhanë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit.

“I futëm në të njëjtën dhomë, ia kapën njëri-tjetrit dorën dhe në një distancë kohore prej katër minutave kanë ndërruar jetë të dy”, thuhet në njoftimin e spitalit e spitalit. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!