Diaz karikon Milanin: Duam titullin kampion, driblimi cilësia ime më e mirë

schedule16:53 - 11 Shtator, 2020

schedule 16:53 - 11 Shtator, 2020

Drejtuesit e Milanit po zhvillojnë një merkato cilësore. Maldini po bën një punë fantastike dhe ka përforcuar kontingjentin e trajnerit Pioli me lojtarë të rinj në moshë dhe tepër të talentuar.

Një prej tyre është Brahim Diaz. 21-vjeçari spanjoll erdhi në formë huazimi nga Real Madrid, teksa drejtuesit e dy klubeve të njohura do të diskutojnë në një moment të dytë për të ardhmen përfundimtare të lojtarit ofensiv.

Krenari e madhe për mua të jem këtu. Milani është një klub me një histori të jashtëzakonshme, dua të lë shenjën time”, shprehet lojtari driblues me origjinë nga Maroku, i cili vazhdon edhe më tej në prononcimin përpara popullit kuqezi.

“Milani duhet të tentojë titullin kampion, jo vetëm rikthimin në Champions League. Jam i lumtur nga pritja që më është bërë, është kënaqësi e madhe të mbash veshur këtë fanellë.

Kam qenë në ‘San Siro’ në vitin 2011, ishte një moment special për mua. Tani do të kem mundësinë të luaj këtu. Roli im? Preferoj të luaj në rolin e mesfushorit ofensiv. Jam një lojtar me aftësi të mira dribluese dhe zotëroj aftësi të mira teknike.

Nuk mund të zbuloj bisedën e bërë me trajnerin Pioli, jam i fokusuar krejtësisht te Milani, një skuadër që ka pasur plot legjenda si Paolo Maldini. Do të mësoj shumë këtu, unë dhe shokët jemi gati të bëjmë gjëra të mëdha.

Idhulli im? I vogël pëlqeja shumë Iniestën, jam rritur duke e shijuar si lojtar. Por, edhe Ibrahimovic është një fenomen, është kënaqësi të luaj me të. Jam i lumtur që do të rigjej Castillejo, kemi një miqësi të madhe me njëri-tjetrin“, deklaron Brahim Diaz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!