Ditën e sotme 97 qytetarë arritën që të mposhtin virusin duke fituar betejën me Covid-19. Lajmin e mirë e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
Në total numri i të shëruarve nga fillimi i pandemisë shkon në 6443. Lajmi i keq është se ditën e sotme një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.
Ndërkohë që sot nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2./db/Abcnews.al