Juventus është ekipi i parë në Itali dhe i katërti në Europë për borxhin më të madh të grumbulluar. Në pjesën tjetër të Europës në vendet e para renditen Tottenham dhe Barcelona, që plotësojnë kornizën e futbollit në krizë
Stadiumi në pronësi, titulli i nëntë kampion radhazi, 14 milion tifozë vetëm në Itali: një mburojë e vërtetë, e megjithatë Juventus në dy sezonet e Cristiano Ronaldos, e ndoshta pikërisht për shpenzimet e bëra për të, është një kompani që vuan.
Sipas llogarive të semestrit të fundit të Eksor, kompania e familjeve Agnelli – Nasi që kanë 63.77% të shoqërisë së futbollit, borxhet financiare neto kanë arritur shifrën e 464 milion eurove dhe janë 14.5 herë më të larta se sa pasuria neto. Hipoteza e rikapitalizimit është shumë pranë, edhe pse familja Anjeli duket se e përjashton si mundësi.
Për problemet në shtëpi, ndikojnë shumë dhe të ardhurat e kampionateve: Premier Liga britanike dhe Bundesliga gjermane janë kampionatet më fitimprurëse, në terma sponsorësh, të drejtash televizive, të ardhurash nga biletat dhe UEFA. Ndalimi dhe rihapja pa publik, si shkak i emergjencës Covid 19, i kanë prekur të gjithë, madje edhe klubet më të strukturuara dhe më të forta financiarisht.
Më në përgjithësi, nëse shihen borxhet, futbolli europian duket se është në krizë. Janë tre klubet që kalojnë pragun e një miliard sterlinash pasiviteti: Tottenham, i manjatit britanik Joe Lewis, ka rekordin negativ, me pothuajse një miliard e 300 milion sterlina, edhe për shkak të ndërtimit së fundmi të stadiumit në pronësi të klubit, ndërsa Manchester United dhe Barcelona ndalojnë të dyja në shifrën e 1 miliard e 81 milion eurove .
Juventus është e para në Itali dhe e katërta në Europë, që drejton patrullën e ekipeve italiane. Edhe Inter e Roma figurojnë, disa shkallë më poshtë në renditjen e klubeve me më shumë borxhe në Europë. Totali i pasivitetit është përcaktimi më i gjerë i borxhit, që përfshin borxhe bankare, borxhe transferimi, kreditorë tregtarë, borxhe ndaj personelit etj. /abcnews.al


