Halle Berry bëri histori në vitin 2002 kur u bë afro-amerikania e parë që fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë, për rolin e saj në “Monster’s Ball”. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Variety”, Berry e quajti fitoren e saj historike si një nga “zhgënjimet më të mëdha të zemrës” pasi 18 vite më vonë, ajo është ende e vetmja grua me ngjyrë që ka fituar një çmim të tillë.
Aktorja gjithashtu foli edhe për peripecitë me të cilat u përball për të patur role të rëndësishme pas çmimit prestigjioz që mori aso kohe. “Vetëm se fitova një çmim nuk do të thotë që të nesërmen, të kishte një vend për mua.”, tha ajo.
Tashmë, ajo vjen edhe në rolin e regjizores në filmin e saj më të fundit “Bruised”, që flet për një grua luftëtare ku njëkohësisht është edhe pjesë e kastit të aktorëve. xh.d/abcnews.al