“Muaji i Modës” këtë vit do të mbahet në TikTok

schedule12:24 - 11 Shtator, 2020

schedule 12:24 - 11 Shtator, 2020

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka kufizuar industrinë e modës, dhe shumë marka të njohura kanë parashikuar të shfaqin prezantime virtuale, TikTok pritet të fillojë serinë e saj të javëve të modës. Aplikacioni i popullarizuar njoftoi se po bashkëpunon me gjigandët Louis Vuitton dhe Saint laurent për t’u sjellë përdoruesve një seri shfaqjesh dhe të koleksioneve me transmetim të drejtpërdrejtë.

TikTok tha se do të transmetojë drejtpërdrejt dy shfaqje të modës në javë nga marka të tilla si Louis Vuitton, Alice + Olivia, Saint Laurent dhe Jw Anderson. Kjo nismë përmban një shumëllojshmëri “hashtags”, video të drejtpërdjejta si dhe efekte krijuese që përdoruesit do të mund të përdorin deri në 8 Tetor.

CeCe Vu, drejtuesja e partneritetit të përmbajtjes së modës në TikTok, tha se ngjarja njëmujore do t’i ndihmojë dizenjuesit të rrisin shikueshmërinë e koleksioneve të reja duke i lejuar ata të arrijnë demografitë e reja.

Me shumicën e njerëzve ende në karantinë në shtëpi, dhe duke kufizuar angazhimet e tyre sociale, markave iu është dashur që shpejt të drejtohen për të zbuluar mënyra të reja për t’u lidhur me klientët e tyre duke sjellë gjithashtu veshje krijuese në rrugë për adhuruesit,“, thuhet në njoftim. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!