Është konfirmuar pozitiv për Covid-19 një mësues në Libohovë.
Burime pranë DSHP Gjirokastër njoftojnë se janë marr 27 mostra te personave te kontaktit me këtë mësues ndërkohë që vijon gjurmimi i kontakteve.
Siç raporton gazetari i Abc News Orges Sako, nga ana e DSHP së Gjirokastrës janë kryer tamponë në të gjithë institucionet publike, dhe vijon puna në sistemin arsimor të këtij qyteti, duke kryer tamponët në shkolla, çerdhe por edhe në universitetin “Eqerem Cabej”.
LEXO edhe: Mbyllet reparti i kirurgjisë në Gjirokastër, dyshohet për infermierë të infektuar
Në qytetin e Gjirokastrës është mbyllur edhe reparti i kirurgjisë në spitalin “Omer Nishani” pasi dyshohet për infermierë të infektuar nga koronavirusi.
N.D./abcnews.al