“Tensionet janë përshkallëzuar”, lidhja e re e Brad Pitt prish raportin me Angelina Jolie

schedule11:40 - 11 Shtator, 2020

schedule 11:40 - 11 Shtator, 2020

Raporti mes ish-çiftit më të famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt është përkeqësuar sërish. Gjërat mes tyre kanë marrë tatëpjetën, aq sa ata nuk janë më në terapi familjare, ndërkohë që muajin e ardhshëm është planifikuar një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve.

Tensionet janë përshkallëzuar midis Brad dhe Angelina, dhe terapia familjare që nuk po ndodhte më,’ tha një burim për Us Weekly. Ish-çifti duket se kishte arritur një mirëkuptim mes tyre për bashkë-prindërimin, pasi Pitt u fotografua duke lënë shtëpinë e Jolie në qershor.

Por, siç raporton Us Weekly, Angelina kundërshton kërkesën e Brad, i cili “dëshiron 50 me 50 kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore të fëmijëve.” Gjithashtu thuhet se Jolie pranon të diskutojë mbi një marrëveshje të mundshme “nëse baza e shtëpisë për fëmijët nuk është Los Angeles.”

Fëmijët më të vegjël janë në shkollë në Los Angeles, gjë për të cilën Angelina ka qenë gjithmonë kundër, pasi kërkon të shpërngulet në Mbretërinë e Bashkuar. Kujtojmëqë  Pitt ka nisur një romancë me një modele gjermane, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të ngjashmërisë së madhe me Jolie. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!