Pas stinës së verës dhe fillimin e vjeshtës, flokët mund të kenë nevojë për trajtime të veçanta. Ekspozimi i tepërt në diell sjell dëme tek flokët, por për rigjenerimin e tyre mund t’ju vijnë në ndihmë disa produkte të thjeshta.
Në studion e emisionit “Abc-ja e mëngjesit” ishte e ftuar estetistja Anxhela Panxhi teksa foli për produktet që bëjnë “mrekulli” për flokët, këshillat që duhet të ndiqni për shëndetin e tyre për t’i paraprirë në këtë mënyrë stinës tjetër, që është po aq i ashpër për shëndetin e tyre.
Ajo u shpreh se përpos ekspozimit të tepërt në diell, kripës së detit apo klorinës së pishinës, që shkaktojnë tharje të flokut, humbje të elasticitetit apo majat dyshe, një tjetër agjent i jashtëm që i dëmton ato është dhe kondicioneri.
“Flokët e lyer janë më të prirur sepse e kanë një dozë elementësh toksikë, jo vetëm tek skalpi dhe gjatësia e flokut por edhe në organizëm. Kjo ndikon tek shëndeti i mëlçisë, mikrobioma e stomakut që janë të lidhur me tiroidet dhe pjesën hormonale.”, tha estetistja.
Sipas saj, disa nga produktet që mund t’ju vijnë në ndihmë për rigjenerimin e flokut janë: avokado, mjalti, vaji i ullirit, bananja si edhe birra. Për të mësuar më shumë për përfitimet dhe kombinimet e produkteve për një efekt maksimal, ndiqni videon e mëposhtme. xh.d/abcnews.al