Kris Jenner zbulon arsyen pse vendosën t’i japin fund “Keeping Up With the Kardashians”

schedule09:41 - 11 Shtator, 2020

schedule 09:41 - 11 Shtator, 2020

Pak ditë pasi u njoftua se “Keeping Up With The Kardashians” do të përfundojë pas 14 vitesh, Kris Jenner ka folur rreth arsyes që çuan në marrjen e këtij vendimi. Familja Kardashian u bë e njohur falë këtij reality show, dhe tashmë konsiderohen si ndikuesit më të fuqishëm në botë.

64-vjeçarja ishte e ftuar në “On Air Me Ryan Seacrest”, ku dhe zbuloi arsyen që i detyroi ata t’i japin fund serialit pas 20 sezonesh.  “Mendoj se numri 20 dikur tingëllonte mirë deri në vitin 2020. Numri 20 thjesht dukej si momenti i duhur që ne të marrim frymë dhe të qetësohemi pak… dhe të kuptojmë se cilët do të jenë hapat tanë të ardhshëm.”, është shprehur Kris.

Familja Kardashian-Jenner

Lajmin e bëri me dije vetë Kim Kardashian përmes një postimi në rrjete sociale, e cila teksa falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen përgjatë këtyre viteve, tha se sezoni i fundit do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Pa ‘Keeping Up With The Kardashians’, nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë që kanë shikuar dhe më kanë mbështetur mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit. Kjo shfaqje na bëri atë që jemi dhe unë do të jem gjithnjë mirënjohëse ndaj gjithsecilit që pati rol në formimin e karrierës dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë.“, tha ndër të tjera ylli televiziv. xh.d/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

To our amazing fans – It is with heavy hearts that we’ve made the difficult decision as a family to say goodbye to Keeping Up with the Kardashians. After what will be 14 years, 20 seasons, hundreds of episodes and numerous spin-off shows, we are beyond grateful to all of you who’ve watched us for all of these years – through the good times, the bad times, the happiness, the tears, and the many relationships and children. We’ll forever cherish the wonderful memories and countless people we’ve met along the way. Thank you to the thousands of individuals and businesses that have been a part of this experience and, most importantly, a very special thank you to Ryan Seacrest for believing in us, E! for being our partner, and our production team at Bunim/Murray, who’ve spent countless hours documenting our lives. Our last season will air early next year in 2021. Without Keeping Up with The Kardashians, I wouldn’t be where I am today. I am so incredibly grateful to everyone who has watched and supported me and my family these past 14 incredible years. This show made us who we are and I will be forever in debt to everyone who played a role in shaping our careers and changing our lives forever. With Love and Gratitude, Kim

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!