Dy djem 6-vjeçar nga Londra që po mbledhin para për bamirësi duke shitur limonada, kanë marrë një donacion të papritur nga aktorja hollivudiane Angelina Jolie. Ayaan Moosa dhe Mikaeel Ishaaq, tashmë të njohur si “Lemonaid Boys”, krijuan stendën e limonadës për të mbledhur para për fëmijët në Jemen.
Aktorja iu dërgoi djemve një shënim duke iu shpjeguar se i vinte keq që nuk mund të blinte disa nga limonadat e tyre, por ajo do të donte të mbështeste fushatën e tyre. Ndërkohë, dy vogëlushët nëpërmjet një videoje, i dërguar një mesazh Jolie duke e falenderuar për gjestin e veçantë.
“Të dashur Ayaan dhe Mikaeel, faleminderit për atë që ju dhe miqtë tuaj po bëni për të ndihmuar fëmijët në Jemen. Më vjen keq që nuk jam në gjendje të blej një limonadë nga ju, por përsëri do të doja të bëja një donacion për stendën tuaj.”, është shprehur Jolie. xh.d/abcnews.al