Sherr me sende të forta në Elbasan, policia: Të plagosur pronari i lokalit dhe tre djemtë e tij

schedule20:33 - 10 Shtator, 2020

schedule 20:33 - 10 Shtator, 2020

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal të pronësi të S.Z., 65 vjeç, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur ky i fundit dhe tre djemtë e tij pas një sherri me disa persona të tjerë.

Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pamje nga lokali ku ndodhi ngjarja

Abcnews.al mëson se të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si duar, bark apo fytyrë./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!