Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 156 raste të reja në vend, nga 870 testime.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.
Ministria njoftoi se fatkeqësisht dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 324. Ndërsa, në orët e fundit 62 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen, duke e çuar në 6346 numrin e të shëruarëve.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2194
Durrës 483
Shkodër 338
Lezhë 239
Elbasan 192
Korçë 159
Fier 161
Vlorë 143
Kukës 121
Berat 79
Gjirokastër 39
Dibër 42
g.v/abcnews.al