Presidenti francez Emanuel Macron kërkon një qëndrim të përbashkët dhe të ashpër për Turqinë. Presidenti francez shtoi se Turqia “nuk është më një partner” në Mesdheun lindor. “Ka pasur praktika të papranueshme në brigjet e Libisë kundër fregatës franceze të udhëhequr nga NATO” shpjegoi Macron. “Ne duhet ta kuptojmë se sot Turqia nuk është më një partnere në këtë rajon” u ankua Macron.
Sidoqoftë, ai deklaroi se “dëshiron thellësisht të rifillojë një dialog të frytshëm me Turqinë“, duke vënë në dukje se populli turk meriton diçka më të mirë. “Ne, si evropianë, duhet të jemi të qartë jo me Turqinë si komb dhe si popull, por me qeverinë e Presidentit Erdogan që sillet në një mënyrë të papranueshme” tha ai.
“Ajo që dua është që ne, të shprehim me forcë linjat tona të kuqe, por edhe kushtet e nevojshme për rinisjen e dialogut me Turqinë, mbi një bazë reale” shtoi presidenti francez, duke sqaruar tri linjat e kuqe të Francës: “Respektimi i sovranitetit të secilit shtet anëtar, respektimi i ligjit ndërkombëtar, dënimi i çdo veprimi të njëanshëm. Solidaritet me Greqinë” u shpreh më tej ai./db/abcnews.al

