Largohet Duncan Norman, ky është ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri

schedule13:06 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:06 - 10 Shtator, 2020

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Duncan Norman ka njoftuar se detyrën e tij do ta marrë së shpejti diplomati Alastair King-Smith.

Duke shpërndarë një njoftim të bërë nga qeveria britanike për ndryshimin e diplomatëve, Norman shkruan se është i lumtur që Alastair King-Smith është caktuar si pasuesi i tij nga shtatori i 2021.

Sipas asaj që shkruan ambasadori në largim, Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti.

Ndërkohë, shton ai, Alastair po mëson shqip.

s.b/ abcnews.al/