Aktorja e mirënjohur Olta Gixhari u bë nënë pak javë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku krahas shkroi edhe një dedikim të ëmëbl për vogëlushin e porsalindur.
Olta zbuloi emrin e vogëlushit, Amar si edhe detajin e veçantë e ditës së lindjes së tij. “Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, shkroi aktorja.
View this post on Instagram
Pas lindjes, aktorja ka ndarë me ndjekësit momente me të voglin e saj, ndërkohë që së fundmi ajo ka publikuar një foto teksa ka dalë shëtitje buzë detit me të. Por, ajo që bie në sy janë format trupore të aktores vetëm pak ditë pas lindjes.
“Amar, dielli, deti dhe shumë dashuri. Era që luan me ne.” shkruan ajo krahas fotos. Olta ndodhet në Spanjë, ku po bashkëjeton prej kohësh me partnerin e saj, identitetin e të cilit ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut. xh.d./abcnews.al

