Palmer: Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjës nuk mund të krahasohen

schedule19:42 - 9 Shtator, 2020

schedule 19:42 - 9 Shtator, 2020

I dërguar i posaçëm i shtetit amerikan për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer këtë të mërkurë ka deklaruar se për SHBA-në nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës.

Nga Sarajeva, Palmer ka thënë se në takimin e zhvilluar në SHBA, dëshironin që të  kishte marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së.

Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, është shprehur Palmer.

Ndërkohë në lidhje me marrëdhënies mes kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Washington, Palmeri ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike.

Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiqin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiçit”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!