Vetëhelmohet me fostoksinë 51-vjeçari në Berat, baba i dy fëmijëve

schedule18:36 - 9 Shtator, 2020

schedule 18:36 - 9 Shtator, 2020

Një 51-vjeçar nga lagjia “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi.

Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte pas thirrjeve të tyre. Më pas familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak. Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.

Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni. Sipas familjarëve, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten,me të cilën ishte në procedurat e divorcit. Familjarët kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al