Një sherr masiv është regjistruar mes dy të rinjve në një lokal në qendër të qytetit të Beratit.
Ngjarja ka ndodhur para mesnatës së djeshme në një lokal, ku të rinjtë kishin konsumuar pije alkoolike.
Mësohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit.
Sherri ka degjeneruar më pas në grushte e shkelma.
Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë tjetrin, e ka kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.
Pas kësaj ngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet e komunikatën e policisë.
N.D./abcnews.al