Bayern Munchen ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Ivan Perisic. Pavarësisht paraqitjeve pozitive në ndeshjet e fundit të sezonit fantastik ku bavarezët fituan titullin, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, kroati do të kthehet tek Interi.
Trajneri Hans-Dieter Flick ka zbuluar vendimin e marrë në një prononcim për Abendzeitung, aty ku konfirmon edhe largimin e Odriozola dhe Coutinho, lojtarëve që ju përfundoi huazimi nga Real Madrid dhe Barcelona.
Il #Bayern non punta su #Perisic. La conferma arriva da #Flickhttps://t.co/RAynhLuW8N
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 9, 2020
“E kemi vendosur, nuk do të vazhdojmë marrëdhënien me Alvaro Odriozola, Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic. Tani do të përpiqemi të kuptojmë se si të integrojmë skuadrën tonë“, deklaron trajneri i klubit gjerman. /abcnews.al