Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend. Më konkretisht Spahia është ndalur në qytetin e Shkodrës, ndërsa ka sjellë në vëmendje mungesën e masave mbrojtëse për fëmijët në kuadër të parandalimit të COVID-19.
Spahia shkruan se ka denoncime për nëndrejtoreshën e shkollës në Lac-Vau-Dejës. Ish-deputeti thotë se në bazë të denoncimeve nëndrejtoresha e kësaj shkollë është e prekur me COVID-19 dhe dy ditë më parë ka marrë pjesë në një ekskursion. Ndërkohë të gjithë vijojnë të paraqiten në punë, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për këtë rast, shprehet ai.
“ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të organizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës”, shkruan ai.
Gjithashtu ish-deputeti bën thirrje që të tregohet kujdes maksimal sepse papërgjegjshmëria rrezikon shëndetin e fëmijëve.
Statusi:
ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës!
Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve!
/abcnews.al/

