Emisari Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shpjeguar në një intervistë për mediat amerikane marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas asaj që është shprehur Grenell, qëllimi i administratës Trump është që të mundësojë investime amerikane në rajon për të larguar ndikimin rus, specifikisht në Serbi.
Diplomati amerikan po ashtu ka shpjeguar se pika ku flitet për Liqenin e Ujmanit ka të bëjë me studimin e fizibilitetit nga qeveria amerikane për të parë mundësitë e shfrytëzimit të ujit për qëllime energjetike.
“Ne do bëjmë një studim fizibiliteti të qeverisë amerikane në Liqen që është i shfrytëzuar nga dy shtetet, pjesa më e madhe nga Kosova dhe pjesërisht nga Serbia se si të gjendet mënyra për të shfrytëzuar ujin për çështje të energjisë”, u shpreh ai.
Ish-ambasadori amerikan në Gjermani ka thënë u shpreh po ashtu se dy shtetet kanë rënë dakord që që të zgjerojnë burimet e tyre të energjisë.
“Dy shtetet janë pajtuar që t’i zgjerojnë burimet e tyre të energjisë që do të thotë se për Serbinë është shumë e rëndësishme pasi 100 për qind e energjisë së saj vjen nga Rusia dhe ata janë pajtuar që ta zgjerojnë burimin e tyre të energjisë që do të thotë të largohet nga Rusia.”
Kujtojmë këtu se para firmosjes së marrëveshjes më 4 shtator, paralajmëroi se do të largohej nga qeveria nëse pala kosovare firmoste.
Sipas tij, në Shtëpinë e Bardhë pritej të nënshkruhet një marrëveshje tri-palëshe, që përfshin edhe liqenin e Ujmanit.
“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje. AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës,” shkroi ai në një postim në Facebook.
Megjithatë, më pas kreu i AAK, e përshëndeti marrëveshjen, duke shtuar se për këtë çështje ishte reflektuar në marrëveshje. s.b /abcnews.al/

