Rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumeve është një ndër temat më të diskutuara të momentin në botën e futbollit. Diçka e tillë do të ndodhë në formë graduale dhe Skocia është shteti i fundit që lejon diçka të tillë.
BBC raporton se autoritetet shtetërore kanë aprovuar kërkesën dhe masat e parashikuara të Federatës Skoceze të Futbollit. Dy ndeshjet Aberdeen-Kilmarnock dhe Ross County-Celtic do të luhen me tifozë.
Vetëm 300 persona do të lejohen të ndjekin dhe bëjnë tifozllëk në dy përballjet e kësaj fundjave (12 shtator). Shifër e vogël, në Skoci nuk duan të nxitohen dhe rrezikojnë, por gjithsesi skuadrat do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa britma dhe kore pas shumë kohësh. /abcnews.al