Shqipëria U-21 po mposhtet me rezultatin 0-1 nga bashkëmoshatarët e Andorrës, nga një gol i shënuar që në sekondat e para të takimit.
Madje, që në sekondën e 52-të, gjyqtari akordon penallti për miqtë, me Alaez që shënon dhe mposht Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë e dominuan të gjithë fraksionin e parë të lojës dhe krijuan shumë raste, por pa konkretizim. E për më tepër, dhe një penallti e mohuar, pas një ndërhyrje të një mbrojtësi kundërshtar kundrejt Xhixhës. Pritet përmbysja në pjesën e dytë…/abcnews.al