Shpresat rikthehen në fushë pas fitores 1-5 në Austri, Bushi bën shumë ndryshime

schedule17:55 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:55 - 8 Shtator, 2020

Janë publikuar formacionet zyrtarë të sfidës Shqipëri U-21 dhe Andorrës U-21. Shumë ndryshime nga formacioni i fitores 1-5 në Austri të bëra nga Alban Bushi, ku bien në sy plot 5 futbollistë që janë titullarë nga kampionati Superiore.

Ernest Muçi do e nisë titullar takimi, pas dy golave të shënuar nga stoli përballë Austrisë. Përvec Muçit, katër futbollistët e tjerë që luajnë në Superiore janë Ismailgeci, Adolf Selmani, Celhaka dhe Xhixha./abcnews.al

FORMACIONET:

SHQIPËRIA : G.Selmani;  Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

ANDORRA: Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.