15 ditë i shtruar në spital, këshilltari i Thaçit mposht koronavirusin

schedule16:36 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:36 - 8 Shtator, 2020

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Ismail Syla ka njoftuar se është shëruar nga koronvirusi. Syla ka shkruar në rrjetet sociale se ka dalë nga spitali pas 15 ditë qëndrimi në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Ky infeksion u mposht në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të Klinikës, përkatësisht të profesor dr. Sali Ahmeti, shef repartit, të mjekëve të repartit dr. Veli Rexha, dr. Blerta Polloshka, dr. Edmond Islamaj dhe Granit Deva. U mposht në saj të kujdesit të Drejtoreshës dr. Lindita Ajazaj – Berisha, e cila, duke parë gjendjen time shëndetësore kërkoi që të shtrihem sa më parë në spital.

Shërbimi i Klinikës, terapia e qëlluar, analizat, përsëritja e tyre, hap pas hapi,në një moment shënuan kthesën, dhe shërimi hyri në binarë”, ka shkruar këshilltar i presidentit.