Ndotja e Knallës në Shëngjin, specialistët e Mjedisit: Nuk ka lëndë helmuese

schedule15:40 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:40 - 23 Tetor, 2017

Edhe pse analizat nga Tirana nuk kanë mbërritur akoma në Lezhë, specialistët e mjedisit thonë se në Knalle të Shëngjinit nuk është hedhur lëndë helmuese. Pak ditë më parë banorët dhanë alarmin.

Nje nga specialistet e mjedisit ne Lezhe thote se ne liqenin e Knallles ne Shengjin nuk eshte hedhur lende helmuese.

Ndotja ndodhi disa dite me pare dhe autoritetet vendore po presin pergjigjen e analizave nga laboratori i Tiranes.

Ne lagune per fat te mire nuk ka shpend ose peshq te ngordhur.

Kryetari i njesise  Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se situata u ekzagjerua dhe kjo mund te jete edhe e qellishme.

Alarmi për ndotjen e liqenit të knalles u dha pak ditë më parë nga banore të zones të cilët dyshonin se aty ishte hedhur lende helmuese. Edhe drejtori i rajonal i mjedisit Kreu Ferdinand Ndoj u deklaruar se ndotja shikohej me sy te lire. Dhe behej fjale per rreth 25 hektar siperfaqe ujore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!