Beqaj thumbon Bushatin: S’është as në Tiranë as në Shkodër, mbetet deputet i PS

schedule13:19 - 8 Shtator, 2020

schedule 13:19 - 8 Shtator, 2020

Ilir Beqaj komentoi nga Shkodra si koordinator i PS në këtë qark edhe pozicionin e Ditmir Bushatit në raport me partinë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me detyrat e Bushatit në Shkodër, Beqaj tha se ai ka 14 muaj që është larguar prej aty.

Më tej, Beqaj tha se Bushati është ende deputet i Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se momentalisht ish-ministri i Jashtëm nuk ka detyrë as në Tiranë dhe as në Shkodër.

“Bushati ka 14 muaj qe e ka lenë PS Shkodër dhe nuk mund te themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tirane dhe as në Shkoder”, tha Beqaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!