“Vetëvendosja”: Hoti shkoi për njohje reciproke në Uashington, por u kthye me turp e rrezik

schedule12:03 - 8 Shtator, 2020

schedule 12:03 - 8 Shtator, 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se Hoti i krijoi Serbisë më shumë mundësi në detin Adriatik.

Po ashtu “Vetëvendosja” thekson se kryeministri Hoti në Uashington shkoi për njohje reciproke, por u kthye me më shumë dëme për Kosovën dhe procesin për njohjen e saj.

Statusi:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Ëashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!