“Vodhi” rërë në një plazh italian, turisti francez gjobitet me 1 mijë Euro

schedule09:59 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:59 - 8 Shtator, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një turist francez u gjobit me 1,000 euro, pasi u përpoq të largohej nga Sardenja me më shumë se 1.8 kilogram rërë në bagazhet e tij.

Sipas CNN, rëra e bardhë e ishullit italian është e mbrojtur me ligj ndërsa turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për marrjen e saj nga plazhet lokale.

Burri i cili nuk u identikua me emër, u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas, më 1 shtator pasi vodhi 1.8 kilogram rërë të cilën e kishte vendosur në një shishe.

“Shishja u konfiskua dhe gjendet aktualisht në sallën tonë”, u shpreh një zëdhënës për CNN.

Ndërkohë, në vitin 2017 u prezantua një ligj rajonal i cili e bëri të paligjshme heqjen e rërës nga plazhet e Sardenjës në Itali. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!