Rrëzohet aksidentalisht nga skela, humb jetën 28-vjeçari

schedule09:31 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:31 - 8 Shtator, 2020

Një punëtor në Krastë të Fushë-Kujës ka rënë nga skela dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se 28-vjeçari Erild Gazeli banor i Krujës po kryente punime në një banesë private.

Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë policia ka nisur procedim penal në ngarkim të administratorit të firmës së ndërtimit dhe pronarit të banesës.

Sipas policisë pronari është ndaluar pasi punimet që po kryheshin ishin pa leje. Pronari i godinës është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale, “Ndërtim pa leje”.

Ndërsa administratori i kompanisë së ndërtimit është shpallur në kërkim.

Informacion: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

/abcnews.al/

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!