Michael Rooker ka treguar së fundmi betejën që ka kaluar me Covid-19. Aktori i “The Guardians of the Galaxy” teksa ndau në rrjete sociale një foto të rezultatit negativ, theksoi se virusi bëri një “luftë mjaft të mirë” kundër tij, të cilën arriti ta mposhtë.
“Në mes të kësaj beteje epike kam arritur në përfundimin se nuk ka asgjë që mund ta luftojë Covid-19, pasi të ketë hyrë në trupin tuaj. Ky është mendimi im personal.”, shkroi aktori.
Më tej, Rooker zbuloi gjithashtu se pse mori vendimin pëe të mos përdorur asnjë ilaç apo vitaminë teksa përpiqej të shërohej.
“Mora vendimin për të mos marrë asnjë ilaçe shtesë ose vitamina. Mendova se nëse sistemi im imunitar nuk do të ishte përgatitur tashmë për këtë betejë, të merrja gjithë këto gjëra shtesë, do të më dëmtonte veshkat dhe mëlçinë.“, shtoi aktori. xh.d./abcnews.al