Si e ndryshon meditimi jetën? Flet mjeshtri i njohur

schedule08:05 - 8 Shtator, 2020

schedule 08:05 - 8 Shtator, 2020

Sheki Useini është mjeshtri i meditimit në Shqipëri, një fushë kjo e lëvruar vitet e fundit.

Në një intervistë për ABC e Mëngjesit, ai ka treguar se si meditimi u bë pjesë e jetës së tij dhe se si ia ka ndryshuar atë.

“Jam qenie shpirtërore me përvojë njerëzore me trup njeriu. Meditimin për herë të parë e ka sjellë në Shqipëri profesor Ethem Ramadani. Unë meditimin e kam bërë në Indi ku ka qendruar dhe jam çertikuar si mjeshtër i meditimit.

Para së gjithash meditimi ka të bëjë me atë që ne jemi tre etnitete, mendje, trup dhe shpirt”, u shpreh Useini.

Më tej, ai ka treguar se shpeshherë njerëzit e cilësojnë si të huaj, madje ka pasur edhe nga ata që kur e kanë parë duke medituar, kanë menduar se ka qenë i sëmurë.

“Ka ndodhur që më shohin dhe thonë që nuk jam shqiptar, vij nga India se kam pasur edhe flokë të gjatë. Ose ka pasur nga ata që më kanë parë dhe më janë ofruar për të dhnë ndihmë.

Ka një energji të bukur këtu në Shqipëri pasi njerëzit duan të përfitojnë nga meditimi, ka ende nga ata që janë skeptik. Mua ma ka ndryshuar jetën deri 9 pasi në 10 nuk ka fund. Por meditimi nuk ka fund ka vetëm fillim”, tha ndër të tjera mjeshtri i meditimit. l.k/abcnews.al