Koha kalon, lojtarët “plaken” dhe Joachim Low vendosi në muajin mars të mos grumbullojë më në kombëtaren tre lojtarë kampionë bote: Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels.
Një vendim që krijoi polemika në Gjermani, por trajneri vazhdoi përpara dhe nuk u lëkund. Thomas Muller ka shkëlqyer në sezoni e fundit me Bayern Munchen. Gola, asiste pafund dhe Tripletë e fituar.
Shumë po përflitet për rikthimin e tij te “Pancerat”, por Toni Kroos, titulli i kombëtares dhe Real Madrid, në një prononcim për mediat gjermane, shfaqet pesimist në lidhje me rikthimin e Muller te Gjermania.
“Kam ndjesinë që Low nuk do të tërhiqet nga vendimi i marrë. Trajneri nuk i ‘harroi’ tre kampionët e botës për faktin që ishin lojtarë të këqij, por sepse donte të shkonte në një drejtim të ri.
Synimi i Low ishte të niste një ndryshim te Gjermania dhe t’u besonte lojtarëve të rinj në moshë. Thomas (Muller) ka zhvilluar një sezon fantastik, por trajneri nuk vendos vetëm në bazë të formës aktuale, mendon edhe për të ardhmen“, deklaron Kroos. /abcnews.al