Koreja e Jugut u qetësua ndërsa tajfuni Haishen u zhvendos në veri përgjatë bregdetit lindor të vendit të hënën, një ditë pasi stuhia e fuqishme goditi ishujt jugorë të Japonisë, ku katër persona janë zhdukur pas një rrëshqitje toke.
Stuhia, me erëra deri në 112 km në orë, ndërpreu përkohësisht energjinë në më shumë se 75,000 familje ndërsa, 3,100 njerëz u evakuuan në Korenë e Jugut.
Të paktën dy persona vdiqën, dy të tjerë u zhdukën dhe pesë të tjerë u plagosën, kryesisht në rajonet jugore të goditura nga përmbytja, tha ministria.
Moti i egër shkuli pemët dhe shkaktoi rrëshqitje dheu pranë ndërtesave të banimit në ishullin Geoje, pranë majës juglindore të gadishullit, treguan pamjet dhe fotot e mediave lokale.
Në Japoni, agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se katër persona ishin zhdukur dhe më shumë se 50 njerëz u plagosën pas tajfunit. Të katër u zhdukën në një fshat në prefekturën jugore të Miyazaki pasi një rrëshqitje baltë goditi zyrën e një firme ndërtimi, tha Kyodo.
Ndërkohë, Koreja e Veriut, e cila u përfshi nga dy tajfune Maysak dhe Bavi një javë më parë, është në gatishmëri të lartë ndërsa stuhia iu afrua provincës juglindore të Kangwon të hënën pasdite. g.v/abcnews.al