Osama bin Laden fshihte mesazhe në video pornografike për të komunikuar me ushtarët e tij

schedule15:32 - 7 Shtator, 2020

schedule 15:32 - 7 Shtator, 2020

Themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden mund të ketë komunikuar fshehurazi me bashkëpunëtorët e tij terroristë duke fshehur mesazhe të koduara në video pornografike, sipas një dokumentari kushtuar tij, raporton Daily Mail

Dokumentari i ri i National Geographic, analizon materiale të gjera digjitale nga Navy SEAL në sulmin në Abbottabad, Pakistan, kur ai u vra më 2 maj 2011.
Organizatori i 11 shtatorit kishte në zotërim një sërë filmash për të rritur dhe foto erotike që u përshkruan nga zyrtarët si një koleksion ‘mjaft i gjerë’ i videove moderne, të regjistruara në atë kohë.

 

Sipas letrave të tij, bin Laden kishte frikë të përdorte postën elektronike për të dhënë udhëzime për ushtarët e tij terroristë.
Dokumentari i Bergen, ka hedhur idenë se bin Laden mund të ketë fshehur udhëzime të koduara në videot pornografikë, si një mënyrë për të mos u zbuluar.
Misteri i origjinës së videove gjithashtu është subjekt i shumë debateve. bin Laden nuk kishte internet në kompleksin e tij ose një kompjuter, por ai kishte një numër të madh televizorësh.

 

Zyrtarët gjithashtu kanë refuzuar të zbulojnë saktësisht se çfarë mesazhesh përmbajnë videot. Në qershor të 2017, CIA tha se nuk do të publikojë asnjë nga videot për shkak të ‘të përmbajtjes së tyre’.
Përmbajtja e vërtetë e tyre mund të mos zbulohet kurrë, por zbulimi i dosjeve flet për hipokrizinë e përgjithshme të terroristit. s.ba/abcnews.al