Kohët e fundit në Instagram, po bëhet gjithmonë edhe më shumë i përhapur një stil i veçantë i të veshurit. Bëhet fjalët për jakat ‘Peter Pan’, të cilat nuk janë saktësisht të reja, pasi ishin prezent edhe dimrin e kaluar. Mirëpo, fama i është shtuar këtë vjeshtë.
Jakat e ‘Peter Pan’ po shfaqen në çdo artikull të veshjeve të mundshme këtë sezon, duke përfshirë markat më të njohura.
La Veste, marka e bashkëthemeluar nga stilistja spanjolle Blanca Miro, lëshoi një këmishë jashtëzakonisht të popullarizuar me jakë ‘Peter Pan’ me ngjyrat më trendi të këtij viti, e cila sigurisht tërhoqi vëmendje dhe dizajnerja e modës Batsheva Hay përfshiu disa fustane me jakë ‘Peter Pan’ në koleksionin e saj para vjeshtës.
Më poshtë gjeni disa shembuj se si influencueset po kombinojnë trendin e jakës ‘Peter Pan’:
l.k/abcnews.al