Testimi i Covid-19 dhe gripit njëkohësisht, Koreja e Jugut nis provat

schedule10:42 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:42 - 7 Shtator, 2020

Koreja e Jugut po zhvillon një test i cili mund të zbulojë nëse je i infektuar me Covid-19 dhe grip në të njëjtën kohë sipas Qendrës për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve((KCDC).

Duke qenë se simptomat e koronavirusit dhe gripit janë të ngjashme është e rëndësishme të kuptojmë ndryshimet me ardhjen e sezonit të vjeshtës, tha drejtori i KCDC Jung Eun-kyeong në një konferencë të hënën.

Koreja e Jugut raportoi të hënën 108 raste të reja lokale dhe 11 raste të importuara, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 21,296, ndërsa numri i viktimave është 336.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha të hënën se kufizimet janë pika kyçe për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Përgjigja e shpejtë dhe efikase, si masat e distancës sociale nga qeveria kanë filluar të tregojnë efektivitet,” tha Moon.

Ministria e Shëndetësisë tha se po konsideronte mundësinë e zgjatjes së masave të distancimit social gjatë festës së ardhshme të Chuseok në fund të Shtatorit. Në festën tre-ditore, e njohur si “Falënderimet e Koresë”,  njerëzit udhëtojnë në të gjithë vendin për të festuar me familjarët e tyre. so.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!