Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.
Kërkesa e Ruçit vlen edhe për Partinë Demokratike, për të sjellë anëtarin e saj në Kuvend. Kjo ka qenë vendimmarrja më e rëndësishme e konferencës së kryetarëve.
Sa i takon mbledhjes së Këshillit Politik, gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se ka komunikuar me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës dhe shton se të gjithë janë në pritje të një vendimmarrjeje që mund të ndodhë pas seancës së sotme plenare.
Kujtojmë se Kuvendi ka shpallur garën për 12 pozicionet e reja në trupën e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Propozimet për anëtar në Komisionin e Posaҫëm duhet të paraqiten pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020. s.b/ abcnews.al/