Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia, Britania e Madhe regjistron numrin më të madh të rasteve ditore që nga maji

schedule08:33 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:33 - 7 Shtator, 2020

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 2,988 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Ky është numri më i lartë i rasteve ditore që vendi regjistron që nga maji, sipas të dhënave të qeverisë, të publikuara të dielën.

Kështu, numri total i rasteve të konfirmuara në Britaninë e Madhe shkon në 347,152, shkruan abcnews.al

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës, humbën jetën si pasojë e Covid-19 dy persona. Bilanci total i viktimave në vend shkon në 41,551.

Pas raportimit të shifrave të reja, Ministri i Parë i Skocisë Nicola Sturgeon shkroi në Twitter:

“Rastet në rritje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, 2988 u raportuan sot krahasuar me 1813 dje. Kjo na kujton përsëri nevojën për të qenë shumë vigjilentë dhe në përputhje me të gjitha faktet”.

Megjithatë, krahasimet duhet vënë në kontekst pasi numri i testeve që po përpunohen është rritur që nga maji. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!