Kosova është gati për sfidën e dytë në Nations League. Dardanët e nisën me një barazim 1-1 kundër Moldavisë, teksa sonte do të presin Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Bernard Challandes ka zgjedhur titullarët e sfidës së sotme. Zvicerani ka bërë disa ndryshime krahasuar me sfidën e zhvilluar ditë më parë në Parma të Italisë, i detyruar edhe nga mungesat e shumta.
Në majë të sulmit do të luajë Atdhe Nuhiu, sulmuesi i Sheffield Wednesday. Mbështetje në krahë do të ketë Besart Celinën dhe Arbër Zenelin. Në portë do e nisë nga minuta e parë Samir Ujkani, teksa ndryshime ka edhe në mbrojtje.
Florent Hadërgjonaj do të mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes. vendin e mbrojtësit të majtë. Dy ndryshime edhe në mesfushë, aty ku përkrah Valon Berishës do të rreshtohen Besart Halimi dhe Ibrahim Dresevic.
KOSOVA (4-3-3): Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj; Halimi, Dresevic, Berisha; Celina, Nuhiu, Zeneli. /abcnews.al